Shpërndaje

Ballina

01

Mirë se vini, ne jemi Enggroup

Enggroup shpk me selinë në Prishtinë dhe Njesi në Parkun e Biznesit në Drenas, është themeluar në vitin 2005  dhe është e licencuar pranë Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë për ofrim të shërbimeve të projektimit, mbikeqyrjes profesionale inxhinjerike dhe ndërtimit.

Kompania është e udhëhequr nga ekspertë të ri, entuziastë me energji, shkathtësi e në veçanti me përkushtimin për punë profesionale në projektim, ndërtim, prodhim dhe mbikëqyrje.

Kompania jone operon në tërë territorin e Kosovës, ku poashtu është e hapur edhe ndaj bashkëpunimeve rajonale dhe europiane.

Misioni ynë është të ofrojmë shërbime kualitative, profesionale dhe të sjellim një vlerë të shtuar tek klientët tonë. Çelës i jetësimit të misionit tonë është personeli ynë që është i specializuar, profesional dhe ka një gamë të gjërë të njohurive dhe përvojës.

Enggroup shpk ka rreth 30 punonjës dhe udhëhiqet nga inxhinier të kualifikuar ku me profesionalizmin dhe përkushtimin e tyre arrijnë përmbushjen e kërkesave të klientelës sonë.

Ne kemi përfunduar me sukses shumë projekte të fushave të ndryshme të inxhinierisë, duke filluar me projektime të ndryshme, mbikëqyrje profesionale, ndërtim dhe rinovim të objekteve të ndryshme, siç janë: objektet e banimit, shkollat, qendrat shëndetësore, qendrat e biznesit, sallat sportive, rrugët dhe ndërtesat e tjera të orientuara nga shërbimi publik dhe privat.

Çfarë shërbime ofrojmë

02

Enggroup

Qëllimi i kompanisë sonë është të siguroj nivelin më të lartë të shërbimit të personalizuar në mënyrë që procesi i projektimit dhe ndërtimit të jetë një kënaqësi pasi të shihni produktin përfundimtar.

01

Përfaqësues zyrtar i Myrtha PoolsKosovë

Me krenari ju njoftojmë se Enggroup ka arritur marrëveshje ekskluzive me brendin e njohur italian Myrtha Pools, lider botëror në ndërtimin e pishinave me teknologji të avancuar dhe dizajn inovativ. Si përfaqësues zyrtar për Kosovë, Enggroup sjell tashmë një gamë të plotë produktesh dhe zgjidhjesh të Myrtha Pools – nga pishinat rekreative dhe ato për resorte, deri te pishinat olimpike dhe projektet me standarde ndërkombëtare.

Ky bashkëpunim është një hap i rëndësishëm në misionin tonë për të ofruar zgjidhje moderne dhe cilësore për çdo projekt të ujit në rajon.

Produkte si:

  • Pishina për Gara Profesionale

  • Pishina për Hotele dhe Resorte

  • Pishina Publike dhe Komunale

  • Pishina për Parqe Uji dhe Argëtim

03

Projektet

0